Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I dënuar për shitblerje votash, eurodeputeti Bejleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar për shitblerje votash, eurodeputeti Bejleri kërkon
Fredi Bejleri

Eurodeputeti Fredi Bejleri kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatë së Apelit që e dënoi me dy vite burgim për shitblerje votash.

Sipas gazetares Anila Hoxha, ish kryebashkiaku i Himarës ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon përmbysjen e vendimit që është marrë nga Apeli. Në një prononcim për gazetaren Hoxha, avokatja e Bejlerit Klodiana Gjyzari, ka dhënë detaje mbi rekursin që i kanë drejtuar Gjykatës së Lartë.

Së pari tabulatet e dëshmitarit e tregojnë që nga data 8 maj deri në 12 maj, nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë që të jepte deklarime apo të firmoste marrëveshjen për kryerjen e veprimeve të simuluara në prokurorinë Vlorë. Këto tabulate prokuroria e posaçme nuk na i dha, i morëm në gjykatë para konkluzioneve përfundimtare“, ka thënë avokatja Klodiana Gjyzari.

Kujtojmë që Fredi Bejleri është arrestuar në maj të 2023, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale, pasi u akuzua për shitblerje votash. Bejleri qëndroi në qeli një vit pasi u lirua dy muaj përpara përfundimit të dënimit për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese