Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I bëri lëmsh të gjithë, Monika Kryemadhi zbulon fletën dhe tregon kë votoi për President të Partisë së Lirisë

Shkruar nga Newsbomb
I bëri lëmsh të gjithë, Monika Kryemadhi zbulon fletën
Monika Kryemadhi tregon se votoi Meten

Politikania e majtë dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka treguar votën dhe preferencën e saj për drejtuesin e ri të forcës politike ku aderon. Sapo ka mbaruar fjalën, ajo i është drejtuar hollit dhe ka hedhur votën e saj në kuti.

Megjithatë, para se të përfundonte procesin ajo e ka hapur fletën dhe ju ka treguar gazetarëve se mes Faik Bashës dhe Ilir Metës, ka zgjedhur këtë të dytin, bashkëshortin e saj.

 Me ndryshimet e reja që do të votohen në këtë mbledhje të Konventës Kombëtare, Ilir Meta (nëse zgjidhet) nuk do të jetë më kryetar por President i Partisë së Lirisë. Edhe funksioni i nënkryetarit të partisë nuk do të jetë më, por ai do të quhet zëvendës President.

Duket se pavarësisht përplasjeve dhe hatërmbetjeve si në në parti ashtu dhe në familje, referuar raportimeve mediatike të ditëve të fundit, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të shkojë me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta.

Në garë përballë Ilir Metës sot është Faik Basha, një anëtar dhe kandidat i kësaj force politike për deputet në zgjedhjet e 2021. Ai aktualisht drejton degën e Partisë së Lirisë në Kamzë dhe në këtë garë me Ilir Metën nuk pritet të ketë surpriza, pasi emri i tij duket se është përfshirë vetëm për të legjitimuar procesin.

"Hape, hape ta shohim", dëgjohet të thonë gazetarët dhe bëjnë gati celularët, ndërsa Monika Kryemadhi tregon fletën e votimit dhe shprehet "Meqënëse kanë hall... po prapë Ilir Meta ua dha 50% buxhetimin grave, se gratë e lanë prapë veten e vetë pa para."

Ndërkohë e pyetur për fshehtësinë e votës, ajo u përgjigj: Nuk ka fshehtësi vote mes burrit dhe gruas!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese