Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Krimi bëri Jurgis Çyrbjan deputet, zbardhen mesazhet në SKY ECC: E mbylla muhabetin tënd, ti shkon i 5-ti në listë

Shkruar nga Newsbomb
Krimi bëri Jurgis Çyrbjan deputet, zbardhen mesazhet në SKY
Jugis Cyrbja

Detaje të reja kanë dalë në dritë për çështjen e ish deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, ku tregohet sesi ai ka bashkëpunuar me eksponentë të krimit për të hyrë në listat për deputet në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Disa biseda të zhvilluara në aplikacionin Sky Ecc janë zbardhur nga News 24 ku përfshihen mesazhe të shkëmbyera mes Jurgis Çyrbjas dhe Edmond Koçit alias Mond Çekiçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i ekzekutuar në mars të 2021, si dhe Atlin Hajrit, i cili ndodhet në arrati tashmë prej 4 vitesh.

Në këto biseda shihet sesi eksponentë të krimit ndikojnë në listat e deputetëve duke negociuar për pozicionin e Çyrbjas në renditje.

Edmond Çekiçi:Tashi sa e mbylla muhabetin tënd. Kam 3 orë me atë. Ia kërkova personalisht. E du unë ketë gjë i thashë. Përveç se e duan të gjithë. Do ja çoj ashtu, tha, ti i pesti, Liri i 7”.

Jurgis Çyrbja i kthen përgjigje:Ma ngrite moralin. Se na kishte ik mendja”.

Një person ende i paidentifikuar nga SPAK komunikon me Çyrbjan ku i shkruan:

I paidentifikuari: “Mos humbim qetësinë, po të punojmë fort. Ishalla ndërrojnë mendje C me GJ. I thashë duam J. Po duhet qetësi, po të punojmë fort se u ngjan C dhe GJ sikur krijojmë përçarje”.

Ndërkohë nga bisedat e publikuara bëhet me dije se në telefonin e të shumëkërkuarit Altin Hajri, mbërrin lista me renditjen e kandidatëve ndërsa emri i Jurgis Çyrbjas ishte në vend të 7-të. Hajri i shkruan ish-deputetit se Çekiçi ( Edmond Koçi) është dakort, ndërsa raportohet se në të njëjtën kohë Hajri po komunikonte me Plarent Dervishaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit.

Jurgis Çyrbja është arrestuar në 20 tetor nga SPAK pasi akuzohet për “Korrupsion aktiv zgjedhor”, Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Tregim i sekretit shtetëror”. Ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dy ditë përpara se të vendosej nën arrest, të cilin e mbante që nga viti 2017. Nga listat e qarkut të Durrësit të bëra publike, Jurgis Çyrbja ishte i renditur në vend të 3-të ku dhe fitoi mandatin e deputetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese