Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I akuzuar për “shpërdorim detyre”, kryebashkiaku i Devollit del i vendosur nga SPAK: Nuk do të jap dorëheqjen!

Shkruar nga Newsbomb
I akuzuar për “shpërdorim detyre”, kryebashkiaku i
Eduart Duro

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro ka lënë ambientet e SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve.

Prej orës 10:30 të mëngjesit të kësaj të marte kryetari i Bashkisë së Devollit ndodhej para prokuroroëve pasi akuzohet për veprën penale "Shpërdorim i detyrës", në lidhje me licencimin e një objekti të ndërtuar pa leje në territorin e bashkisë që drejton.

Jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Duro u shpreh i vendosur se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë. Shkurtimisht për mediat ai bëri me dije se këtë të martë iu komunikua edhe përfundimi i hetimeve.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kryetari i Bashkisë së Devollit paraqitet pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai u mor i pandehur më 29 tetor dhe akuzohet për veprën penale "Shpërdorim i detyrës", në lidhje me licencimin e një karburanti në Bilisht, godina e të cilit në fakt ishte ndërtim pa leje.

Lidhur me këtë akuzë më herët reagoi edhe vetë Duro i cili u shpreh se çdo gjë e ka firmosur sipas ligjit dhe nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre, por për “detyrë të plotësuar” nga një kryetar bashkie.

Teksa publikoi dhe dokumentin, kryebashkiaku i Devollit pretendon se procedurat janë bërë sipas ligjit dhe Sektori i tatim-Taksave ka dhënë autorizimin për shitje të karburantit "Genci Petrol".

“Sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit "Genci Petrol". Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre, por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, u shpreh Duro.

I akuzuar për “shpërdorim detyre”, kryebashkiaku i
Dokumenti i publikuar me heret nga Duro

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese