
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demikratike, Gazment Bardhi, para ambienteve të Kuvendit i ka kthyer përgjigje kreut të kësaj force politike, Lulzim Bashës, i cili mëngjesin e sotëm akuzoi kolegët e tij të opozitës se janë bërë palë me qeverinë.
Gjatë fjalës së tij Bardhi deklaroi se opozita ka mbajtur të njëjtin qëndrim për çështjen e amnistinsë penale, si në rastin edhe të Lulzim Bashës.
Bardhi theksoi se këtë të enjte në Kuvend do të miratoht për amnistinë i njëjti draft për të cilin në vitin 2014 edhe Lulzim Basha ka dhënë votën e tij.
Duke theksuar më tej, deputeti demokrat bën me dije se nga ky draft i propozuar nga opozita nuk do të përfitojë asnjë anëtar i krimit të organizuar, ndryshe nga sa ka ndodhur në 2014-tën, si dhe nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar që do të përfshihet te përfitimet e amnistisë.
“Lajmi i mirë që zoti Basha është zgjuar që në orën 8. Sa i takon amnistisë, ka një traditë të konsoliduar për këtë rast. Në rastin konkret grupi i PD është kujdesur që drafti që votohet këtë vit, të jetë i njëjtë me draftet e mëparshme. Opozita dhe kur drejtohej nga zoti Basha ka dhënë votën pro. Asnjë anëtarë i krimit të organizuar nuk përfiton, ndryshe nga sa ka ndodhur në 2014-ën. Nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar që do të përfshihet te përfitimet e amnistisë”, tha ai.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në lidhje me dakordësinë e arritur mes PS dhe Rithemelimit për Amnistinë Penale. Basha këtë dakordësi e quan “Pazar”, teksa tha se nga amnistia do të përfitojnë të korruptuarit e dënuar nga SPAK dhe se po ashtu do të përjashtohen protestuesit.
“Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit”, tha Basha ndër të tjera.