Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Humbja e të madhit Agim Doçi, Nikolla dhe Basha të trishtuar: Ai do të jetojë në këngët të cilave u dha jetë!

Shkruar nga Newsbomb
Humbja e të madhit Agim Doçi, Nikolla dhe Basha të trishtuar:
Fotomontazh/ Lindita Nikolla dhe Lulzim Basha

Ikja e Agim Doçit la pas një dhimbje të madhe te të gjithë ata që patën fatin ta njohin, prekin dhe dëgjojnë krijimtarinë artistike të mjeshtërit të mijëra teksteve shqiptare.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shkruan se pavarësisht që zemra e të madhit Agim Doçi, pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm, ai do të vijojë të jetojë në këngët të cilave u dha jetë.

“Zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të shumë e shumë këngëve të ndjera kushtuar Shqipërisë dhe Kosovës, të dhjetra çmimeve të fituara në festivale, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri. Por artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë. U prehsh në paqe, Mjeshtër”, shruan Nikolla.

Edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i trishtuar ka shkruar disa rreshta për largimin e parakohshëm nga jeta të poetit.

Basha e përshkruan Doçin si një personalitet të apasionuar, një shpirt të pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante. Sipas ish-kreut të demokratëve ai ishte shembulli i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

“I trishtuar nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta i poetit të muzikës Agim Doçi!

Një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante, Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Mendimet dhe lutjet për familjen Doçi, të afërmit, miqtë dhe kolegët! Le të prehet në paqen e merituar!”, shkruan Basha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese