Deputetes socialiste Blerina Gjylameti i është dashur të kalojë shumë herët sfidat dhe përjetimet rrënqethëse të ndarjes nga jeta të familjarëve.
Ajo ka humbur vëllanë për shkak të një aksidenti automobilistik dhe motrën prej një sëmundje të rëndë. Edhe pse vitet kalojnë, dhimbja është ende e frekskët për të.
Në një rrëfim emocional për emisionin "Rrugëtimi im” në RTSH 1, deputetja socialiste foli për penget e jetës, dhe shfaqi pendesë nuk nuk gjeti kohë t’i qëndronte pranë vëllait, pasi tanimë nuk e ka më këtë mundësi.
“Mua më kishte zënë puna, shumë shumë kohë më parë. Shumë kohë, sa kur më kujtohen sot telefonatat e tim vëllai: Ku je? A ke kohë për një kafe? Ti mendon, çfarë halli ka dhe pse të do. Nuk e mendon kurrë që do edhe thjesht të kalojë kohë më ty dhe janë momente që fillova të reflektoja me veten time, se si duhet t’i dedikohesha më shumë prindërve, vetes dhe familjes, për kohën e humbur.
Çdo gjë mund të fitohet. Koha nuk fitohet, ikën dhe nuk kthehet më. Këtu e kam edhe për të gjithë ato të tjerët që gjithmonë mendojnë se ka kohë për familjen. Nuk ka kohë. Koha kalon,” tha e përlotur deputetja socialiste.