Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Humbësit po pengojnë procesin”, Balla: Votat e diasporës duhet të numërohen pa ndërprerje

Shkruar nga Newsbomb
“Humbësit po pengojnë procesin”, Balla: Votat e
Taulant Balla

Ministri dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ka folur këtë të enjte lidhur me procesin e numërimit të votave të ardhura nga diaspora.

Nga ambientet e Parkut Olimpik, aty ku dhe është duke vijuar numërimi i zarfeve, Balla tha se PS i është drejtuar Komisionit të Administrimit, Vlerësimit dhe Numërimit të votave nga jashtë për të vijuar me pjesën e mbetur të numërimit, rreth 25% të votave.

Ai theksoi se synimi i socialistëve është i qartë, që të lexohet çdo votë e dërguar nga shqiptarët.

“Synimi ynë është i qartë: të lexohet çdo votë e ardhur nga motrat dhe vëllezërit tanë në diasporë dhe të përmbyllet sa më shpejt ky proces”, u shpreh Balla.

Sipas tij, janë evidentuar vështirësi për të marrë vendime brenda komisioneve për shkak të mungesës së kuorumit, si pasojë e balancës politike brenda tyre.

“Kemi vërejtur se në komisionet e administrimit, vlerësimit dhe numërimit të votave nga jashtë nuk ka një kuorum për të marrë vendime, pra për shkak të balancës politike që ekziston në to. Sipas parashikimeve të Kodit, tani më i jemi drejtuar edhe Komisionerit, z. Celibashi, i cili ka të gjithë kompetencën e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor dhe nga vendimet përkatëse të rregullatorit, me qëllim vijimin e këtij procesi”, tha Balla, teksa më tej u shpreh se Partia Demokratike, të cilët i quajti “humbësit”, po përiqen që të pengojnë shpalljen e rezultatit përfundimtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese