Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Himara është Shqipëri”, Rama mesazh Greqisë, s’kursen as Vangjel Dulen: Ç’punë ka ai që i jep gojës

Shkruar nga Newsbomb
“Himara është Shqipëri”, Rama mesazh Greqisë,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhej në Dhermi, ku ka shpërndarë 789 tituj pronësie. Gjatë fjalës së tij, Rama edhe një herë është ndalur tek tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë për Himarën.

Rama ka thënë se Himara është e Republikës së Shqipërisë dhe nuk mund të jenë disa të Tiranës e disa të Athinës.

Po ashtu kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka kursyer sulmet dhe ndaj Vangjel Dules duke thënë se “i jep gojës në Himarë për të nxitur përçarje”.

“Unë kurrë nuk e kam imagjinuar se do ta jetoja ditën kur Himarën do ta ndanin disa njerëz në “tanët dhe të atyre”.

Himarjotët kanë qenë historikisht himarjotë në radhë të parë, bile i kanë thënë vetes aq shumë himarjot, saqë donin të bënin edhe republikë më vete, se janë pak republikë më vete nga mendja, kështu që donin të bënin Republikë më vete edhe këtu në territor. Si na qenka nga kjo tani që Himara na qenka, ca qenkan me Tiranën e ca qenkan me Athinën.

Himara është e himarjotëve dhe himarjotët janë ata që janë. Janë në lirinë dhe në drejtën e tyre ta quajnë veten si duan, por sido që ta quajnë veten për nga origjina, në fund të ditës emrin e kanë himarjotë dhe  Himara, si  Tropoja, si Saranda, si Gjirokastra, si Vlora, si Durrësi është Shqipëri dhe të gjithë, të gjithë ata që jetojnë Himarë janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, janë të gjithë të barabartë dhe nuk ekziston, nuk mund të ekzistojë në imagjinatën time se mund të ndahem në ca të nënës e ca të njerkës, dhe pastaj secili të zgjedhë se kush është nëna e vet e kush është njerka e vet.

Këto janë njësoj siç janë ata që i flasin këto gjëra. Himara ka histori, ka një histori shumë të pasur dhe ka një histori të pandashme. Nuk mund ta ndash historinë e Himarës dhe ta ndash sipas qejfit të një copë e të thuash jo kjo është kështu, jo është një histori, është një histori dhe ajo që e simbolizon këtë që po them unë është fytyra e Vangjel Dules.

Ç’punë ka Vangjel Dulja në Himarë, përveçse si një qytetar i Republikës së Shqipërisë, si çdokush tjetër dhe me çfarë të drejte, me cilën të drejtë i jep gojës për të nxitur përçarje dhe për të folur absurditete dhe për të folur marrëzira, të cilat nuk kanë lidhje fare as me jetën e përditshme të himarjotëve, as me jetën e përditshme të shqiptarëve, as me jetën e përditshme të grekëve, as me Shqipërinë, kanë lidhje vetëm me synimet e disa njerëzve shumë të vegjël që kanë interesa përçarjeje dhe që nuk i përkasin fare këtij shekulli, vijnë nga shekuj të tjerë, vijnë nga territoret më të zymta të historisë”, tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese