Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Hidhet shorti/ Kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro

Shkruar nga Newsbomb
Hidhet shorti/ Kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë
FotoArkiv/ Jorgo Goro ne SPAK

Etleva Deda është gjyqtarja e cila do të gjykojë dosjen e ish- kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro. Deda është caktuar pas hedhjes së shortit elektronik pasi dosja e Goros kaloi për gjykim.

Kujtojmë se Goro është arrestuar pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhermi, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ku përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS.

Goro duke shmangur Këshillin e Qarkut, për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë, dhe mbi bazën e dokumentit të tij, toka u regjistrua në kadastër në kundërshtim me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaci, me një vlerë relativisht të ulët krahasimisht me tregun. Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumenteve false e për këtë, ai është shpallur në kërkim.

Ish-kryebashkiaku po ashtu akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshortit të Olta Xhackës. Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjësinë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës.

Sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikuara pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrimin e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”. Prokuroria thotë më tej së ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5080 metra katrorë duke ja mbivendosur atë një pasurie toke shtet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese