Partia Socialiste ka propozuar që hetimet për koncesionet në shëndetësi të shtrihen që nga vitit 2009. Së fundmi, është zbardhur drafti i plotë i propozuar nga socialistët për planin e veprimit në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, atë të sterilizimit dhe chek up-it.
Deputetët kanë kërkuar seanca dëgjimi me të gjithë ish-drejtuesit e QSUT, duke filluar nga data 1 tetor 2009, për të evidentuar se çfarë përpjekjesh janë bërë për t’i vënë në punë pajisjet e centralit të sterilizimit dhe çfarë pengesash kanë hasur.
Gjithashtu socialistët kanë kërkuar seancë dëgjimi me ish-profesorët (në pension) të QSUT, si dhe me të gjithë ministrat e Shëndetësisë, duke filluar që nga viti 1 dhjetor 2006 dhe deri më sot.
Seanca Publike dhe të Mbyllura:
Caktimi i datave për seancat e dëgjimit, përcaktimi i formatit (publik ose i mbyllur), dhe përgatitja e listës së dëshmitarëve.
– Seanca dëgjimi me profesorë apo ish profesorë (në pension) të QSUT.
Mentor Petrela
Etmond Celiku
Arben Beqiri
Nikollaq Kacani
Mustafa Xhani
Arvin Dibra
– Seanca dëgjimi me drejtues apo ish drejtues spitalesh (mjeke kirurge, obsteter gjinekolog)
Arben Zeneli ish drejtues i Trauma
Bruna Mersini drejtore e SR Vlore
Senad Halluni drejtor i SR Shkoder
Alban Ylli (Check – up)
Artan Goda (Check – up)
Mihal Tase (Check – up)
Agron Ylli (Check – up)
Myftar Barbullushi (Check – up)
– Seanca dëgjimi me mjekë të parësorit, drejtues të QSHve Tirane dhe jashte Tirane
– Seanca dëgjimi me drejtues të shoqatës së mjekëve të familjes
– Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të ATRAKO për ndjekjen e koncesioneve
– Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të APP për kuadrin rregullator plotësues të koncesioneve
– Seanca dëgjimi me MF për procesin e miratimit të studimit të fizibilitetit dhe monitorimin e kontratave koncesionare.
Irena Beqiri ish zvMinistre e Financave.
Geraldina Prodani ish Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave
Arjan Dyrmishi ish Drejtore e Politikave Fiskale
Gentian Opre Drejtor i Buxhetit
– Seanca dëgjimi me MSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare
– Seanca dëgjimi me FSDKSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare.
Albana Adhami ish Drejtore e FSDKSH
Spartak Zekja Drejtor i FSDKSH
– Seanca dëgjimi me Audituesit e KLSH-së për procesin e auditimit të koncesioneve objekt hetimi.
Nerenxa Llapashtica audituese e KLSH
Alketa Kalleshi audituese e KLSH
Blerim Shkurti auditues i KLSH
Erion Gjini auditues i KLSH
Anxhela Nesturi audituese e KLSH
Eduart Stefani auditues i KLSH
Klarenc Xhaferraj auditues i KLSH
Irma Idrizaj auditues i KLSH
Fatmir Zilja auditues i KLSH
Melina Kabo audituese e KLSH
Semiram Jakupi auditues i KLSH
– Seanca dëgjimi me Administratorët e kompanive koncesionare.
Admir Dacin administrator i Sani Servis
Altin Fani administrator i PPP Life Logistic
Artan Kalleshi drejtor teknik në Sani Servis
– Seancë dëgjimi me z. Gjergj Koja pergjegjes i sektorit te Infeksioneve Spitalore ne ISHP ne vitet 2012 – 2013
– Seancë dëgjimi me z. Gazmend Bejtja dhe z. Erol Çomo mjeke anetare te grupit te punes qe ka hartuar Check Up.