Hapësire reklamuese

Politikë

Heqja e mandatit të Fredi Belerit nga KQZ, OMONOIA: Vendim i falsifikuar dhe i urdhëruar nga politika

Shkruar nga Newsbomb
Heqja e mandatit të Fredi Belerit nga KQZ, OMONOIA: Vendim i falsifikuar
FotoMontazh/ OMONOIA dhe Fredi Beleri

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Grek në Himarë (OMONOIA) ka akuzuar Komisionerin Shtëtëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi se vendimi i marrë të premten e 5 korrikut për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri është i urdhëruar nga politika.

Sipas OMONOIA, Celibashi ka falsifikuar dokumentin e mbledhjes së KQZ-së, pasi mbledhja ka përfunduar në orën 11:30 të së premtes, ndërkohë që vendimi i publikuar mban orën 10:30.

Ky fakt, për OMONOIA tregon qartazi se vendimi ka qenë marrë para se të dëgjoheshin palët e përfshira në këtë çështje, duke vërtetuar në këtë mënyrë implikimin e KQZ-së me qeverinë aktuale në Shqipëri.

Mbledhja e KQZ-së ka përfunduar dje ne orën 11:30. VENDIMI MBAN ORËN 10:30.

Z. Celibashi, Ju prezumohet të jeni garanti i zgjedhjeve të paanshme … Provuat se jeni tërësisht në funksion të autokracisë së instaluar në vend që do të vjedhë me patjetër zgjedhjet në Himarë .

U vendosët në shërbim të pushtetit haptazi. Sapo e nisët këtë proces me një falsifikim që po shkatërron institucionin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend!”- thuhet në deklaratën për shtyp të OMONOIA.

Heqja e mandatit të Fredi Belerit nga KQZ, OMONOIA: Vendim i falsifikuar
 

Në vijim të deklaratës, OMONOIA evidenton se pavarësisht se shfaqja e Komisionerit, Ilirjan Celibashi ishte në dukje korrekte nga pikëpamja proceduriale dhe asaj ligjore, e vërteta është krejtësisht ndryshe, pasi ai kreu jo vetëm një shërbim autokratik por edhe një falsikim të hapur në këtë vendim.

Pa u zgjatur shumë me rrethanat dhe ngërçet e vendimmarrjes  se z. Celibashi , duam të vëmë në dijeni opinionin publik se pavarësisht se shfaqja e pardjeshme e Komisionerit u vesh me një dukje korrekte nga pikëpamja proceduriale dhe në funksion të zbatimit të ligjit, gjoja në rolin e të pavarurit dhe zbatuesit të përpiktë të ligjit , rezulton se ai kreu  perveçse një shërbim AUTOKRATIT që mban gjithë pushtetet në dorë, edhe një falsifikim”,- vijon deklarata e OMONOIA.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve (KQZ) i hoqi mandatin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Belerit në një mbledhje të zhvilluar të premten e 5 korrikut.

Sipas kreut të KQZ-së, Ilirian Celibashi, heqja e mandatit të Belerit është në përputhje me ligjin për dekriminalizimin, me qëllimin për të larguar nga politika të gjitha ato funksionarë publikë apo për të ndaluar kandidimin e tyre në institucionet shtetërore, nëse kanë qenë më parë elementë të thyerjes së ligjeve të përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë.

Beleri u arrestua në maj të vitit 2023 për shitblerje votash dhe GJKKO e dënoi atë më pas me dy vite burg.

Deklarata e plotë e OMONOIA:

KQZ E “PAVARUR” DHE NJE PROVE KUNDER SAJ

Diten e djeshme , gjoja ne emer te parimeve te larta te drejtesise dhe paanesise perballe ligjit , Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve konsumoi ndoshta gabimin me te madh te karrieres se tij duke keqinterpretuar dhe ngaterruar me dashje ligjet ne fuqi qe rregullojne zbatimin e ndalimeve per zgjedhjen dhe emerimin ne funksionet publike te te zgjedhurve me interpretime personale dhe  shembuj absurde( si ai i anetaresimit ne” clube” dhe dalje prej tij …?!!! ) thua se ishte  nje takim spontan ne kafe dhe jo duke u  zhbere vullneti  i zgjedhesve ne Himare  me pasoja te renda per demokracine dhe sistemin pluraliat ne vend !

Gjithesesi kushdo pa dje z.Celibashi duke bere pirueta juridike dhe kapercime  te hatashme te ligjeve i ngercosur nga kerkesa e nje “anonimi” ne politike qe kishte vene ne levizje KQZ ne menyre te rrufeshme per heqjen e mandatit te z.Beleri.

Pa u zgjatur  shume me rrethanat dhe ngercet e vendimmarrjes  se z. Celibashi , duam te veme ne dijeni opinionin publik se pavaresisht se shfaqja e pardjeshme e Komisionerit u vesh me nje dukje korrekte nga pikepamja proceduriale dhe ne funksion te zbatimit te ligjit , gjoja ne rolin e te pavarurit dhe zbatuesit te perpikete te ligjit , rezulton se ai kreu  kryer pervecse nje sherbim AUTOKRATIT qe mban gjithe pushtetet ne dore ,  edhe nje falsifikim.

Mbledhja e KQZ ka perfunduar dje ne oren 11:30. VENDIMI MBAN OREN 10:30.

Skandal!

Natyrshem kur e lexuam vendimin  na erdhen  ne mendje disa  pyetje :            

1 – Mos ndoshta z. Celibashi e ka paramenduar dhe paragjykuar vendimin pa pritur te degjoje palet dhe arsyetimet e tyre dhe ne kete rast ka kryer nje shkelje te rende?

2- Mos valle vendimin e kishte te shkruar dhe te gatshem si rasti i vendimit te GJKKO perseri per z. Beleri te cilin e kishte me pare Autokrati ne tavoline te zbardhur si i interesonte atij perpara se ti komunikohej vet te pandehurit ?!

3- Mos valle mes z.Celibashi , Autokratit dhe Dr.Bajramit  kishte  marreveshje sic rezulton e provuar nga shpejtesia e shpalljes se dites se zgjedhjeve pa u mbushur 24 ore ?!

4- Kjo mosperputhje ne ore eshte si rasti i deshmise se penalitetit te z.Beleri ,”gabim sistemi“?

Z. Celibashi,

Ju prezumohet te jeni garanti i zgjedhjeve te paanshme …

Provuat se jeni teresisht ne funksion te autokracise se instaluar ne vend qe do te vjedhe me patjeter zgjedhjet ne Himare .

U vendoset ne sherbim te pushtetit haptazi.

Sapo e niset kete proces me nje falsifikim qe po shkaterron institucionin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne vend!

Asgje e mire nuk pritet pas ketij fakti. Me keq do veproni..

KQZ u be pale me pushtetin!

VENDIMI I ORES 10 E 30 PERVECSE ESHTE PROVE NE KUPTIMIN PENAL ESHTE EDHE TURPI YT ME FIRME DHE VULE!

Do na keni perballe!

OMONOIA HIMARE

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese