Hapësire reklamuese

Politikë

Heqja e mandatit të Belerit, Meta sulmon sërish SPAK: Po punon me Ramaformën për burgosjen e Himarës

Shkruar nga Newsbomb
Heqja e mandatit të Belerit, Meta sulmon sërish SPAK: Po punon me
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur mbi heqjen e mandatit nga KQZ-ja të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit të premten e 5 korrikut.

Gjatë mbledhjes së sotme me kryesinë e PL-së, Meta tha se djegia e mandatit të Belerit tregon qartazi se është një skenar i përgatitur nga sekretari Engjëll Agaçi në vijim të zbatimit të urdhërit të dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka për objektiv që të burgosë të gjithë Himarën pas interesave personale të tij.

Gjithashtu, Meta sulmoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin duke e cilësuar atë si një “torollak” që jep intervista off record në shërbim të pushtetit.

Gjithçka e mirëpërcaktuar dhe e mirë koordinuar sipas regjisë së ekzekutuar personalisht nga sekretari gjeneral Engjëll Agaçi i cili është shefi i vërtetë i SPAK-ut dhe i këtij torollakut që jep intervista off record, ishte pikërisht Agaçi edhe në rastin e Himarës urdhëroi, koordinoi çdo hap procedurial në funksion të projektit personal të Edi Ramës, i cili pasi rrëmbeu dhe burgosi Belerin tani ka për objektiv të të gjithë Himarën.

SPAK-u torollaku e ka qepur gojën dhe as nuk guxon t’ia thotë emrin kryeministrit, jo më ta thërrasë apo t’I vërë prangat, kur të gjitha faktet janë atje bashkë”,- u shpreh kreu i PL, Ilir Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese