Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Helikopterët “Black Hawk” fluturojnë për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Helikopterët “Black Hawk” fluturojnë për herë
Pamje nga fluturimi i helikopterit "Black Hawk"

Helikopterët “Black Hawk”, të cilët i’u dhuruan forcave të armatosura të Shqipërisë nga partneri strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fluturuar për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Brendshëm Niko Peleshi nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.

Peleshi shkruan se pilotët shqiptarë u certifikuan nga instruktorët amerikanë  si të gatshëm për kryerjen e operacioneve në përfundim të fazës së parë të trajnimit.

Gjithashtu, ministri Peleshi shpreh edhe mirënjohje për partnerin strategjik të SHBA-së për mbështetjen e tre të vazhdueshme në fushën e mbrojtjes.

Helikopterët “Black Hawk” fluturojnë për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar! Pilotët dhe teknikët e ForcësAjrore u certifikuan si të gatshëm për kryerjen e operacioneve në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë.

Helikopterët “Black Hawk” mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura.

Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme!

Mbrojtja dhe siguria e vendit, prioriteti ynë absolut!”- shkruan ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese