Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Helena Kace: E vetmja e metë që Edi Rama ka është që bën shumë për vendin, e nuk bën aq për veten

Shkruar nga Newsbomb
Helena Kace: E vetmja e metë që Edi Rama ka është që
Foto montazh/ Helena Kace, Edi Rama-Helena Kace ne Kongres

Helena Kace, studentja 19-vjeçare e cila shkëlqeu në Kongresin e Partisë Socialiste, ka qenë e ftuar së fundmi në Euronews ku dhe ka dhënë opinionin e saj, në sytë e një të reje, sa i përket situatës politike në vendin tonë.

Përpos bisedës, Helena si dhe dy bashkëmoshtararët e tjerë, u pyetën në studio se: Cila është e meta e kryeministrit Edi Rama?

E sipas 19-vjeçares e vetmja e metë e kreut të qeverisë është fakti se bën shumë për vendin dhe qytetarët, dukë lënë kështu pas dore veten e tij.

“Në fakt unë do të thoja e meta e vetme që mund të ketë zoti Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë është që bën aq shumë për vendin, sa nuk bën aq për veten”, tha ajo.

Kujtojmë se Elena Kace, studentja që hapi fjalimin në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur të dielën e 28 korrikut u zgjodh anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS.

Në listën e publikuar nga NewsBomb.al, Elena Kaçe rezultonte fituese në Bashkinë Tiranës me 111 vota.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese