Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

“Harrojeni” skemën e Tiranës 5D, kallëzohet në SPAK afera “5T”! Kryebashkiaku socialist akuzohet për 66 miliardë lekë tendera, sot garon për deputet

Shkruar nga Newsbomb
“Harrojeni” skemën e Tiranës 5D, kallëzohet në
Fotografi ilustruese

Tërmet Peçi, kryebashkiaku socialist i Tepelenës që në zgjedhjet e 11 Majit garon për deputet, është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike. Ai akuzohet nga përfaqësuesi i kësaj force politike, Arben Ristani se ka përfituar miliarda lekë përmes tenderave abuzivë.

Referuar konferencës për media, Tërmet Peçi akuzohet se bashkë me drejtorin e tij në Bashki, shtetasin Lorenc Bami kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Konkretisht në vitin 2017 Lorenc Bami, nëpërmjet gruas së tij themelon kompaninë NG STRUCTURES dhe menjëherë firmosën tendera publikë në Bashkinë Tepelenë dhe Gjirokastër. Kjo kompani, e vetme dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë, ka rezultuar fituese në tendera me vlerë 66 milionë euro, ku spikasin tenderat e rindërtimit”, u shpreh Arben Ristani.

Politikani demokrat akuzon kundërshtarin socialist se me vendim të posaçëm të Këshillit Bashkiak Tepelenë, i ka dhuruar motrës së tij mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe për financim është ndihmuar nga Frida Krifca, me 220.000 euro nga IPARD.

“Për thertoren dhe Agroturizmin e motrës, Frida Krifca ka dhënë rreth 1 milionë euro nga fondet, të cilat duhet të shkonin për fermerët”, u shpreh Arben Ristani, duke theksuar “Kjo kasaphanë korruptive me paratë e shqiptarëve do të marrë fund më 11 Maj.”

Arben Ristani tha se në emër të Partisë Demokratike, ka depozituar pranë SPAK kallëzimin penal për atë që ai e konsideron megavjedhja “5T”, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e “5D” në Bashkinë e Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese