Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Harram i paçin", Berisha: Zyrtarët e Ramës në Dortmund me paratë që u vodhën shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
"Harram i paçin", Berisha: Zyrtarët e Ramës në
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat kundrejt qeverisë. Nga ballkoni i banesës së tij, Berisha tha se qeveritarët kanë shkuar në Dortmund për të ndjekur Kombëtaren shqiptare me paratë që iu kanë vjedhur shqiptarëve.

 “Të dashur miq, narkoshteti është shteti më i shëmtuar në të gjitha aspektet. Ndeshja që zhvillohet sonte ka mbyllur të gjitha dyqanet qeveritare. Ka mbyllur zyrat, ka mbyllur parlamentin tre ditë para.

Hordhia e zyrtarëve shqiptarë, të urryer të gjithë nga fansat kuqezi, janë derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve. Haram i paçin. Për hundë do ua nxjerrim! Beteja jonë është betejë për çdo shqiptar.

Është betejë për të sotmen, për të ardhmen e këtij vendi. Është betejë që shqiptarët të mos braktisin vendin e tyre.Është betejë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në këtë vend”, tha Berisha, ndërkohë më tej Berisha u uroi fitore ekipit tonë kombëtar.

 “Miqtë e mi, pak çaste na ndajnë, më pak se një orë nga ndeshja e kombëtares tonë në Dortmund me kombëtaren e Italisë. Është nder i madh të ndeshesh me njërën prej skuadrave më të forta të planetit, me një traditë të shkëlqyer. Por akoma është më nder kur një skuadër e tillë ka frikë reale nga skuadra jonë kombëtare. Prandaj edhe njëherë, le t’i urojmë suksese dhe fitore ekipit tonë kombëtar, futbollistëve, kapitenit, trajnerit dhe federatës”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese