
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, uron Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë. Përmes një postimi në "X", Kos thekson se çelja e negociatave përkthehet në një ekonomi më të në dobi të qytetarëve dhe një hap tjetër më afër BE-së.
"Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. #ZgjerimiEU ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.", shkruan Marta Kos.
Congratulations to Albania for opening Cluster 3 on competitiveness and inclusive groëth today!
— Marta Kos (@MartaKosEU) May 22, 2025
It means a stronger Albanian economy for the benefit of your citizens and another step closer to the EU.#EUEnlargement is about advancing day by day. pic.tëitter.com/4lzëVpnbHU
Sot u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare në Bruksel, ku u hapen negociatat për grupkapitullin “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.