Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim! Ritëm i lartë që tregon përparim

Shkruar nga Newsbomb
Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas çeljes së negociatave të grup-kapitullit të 3-të, duke theksuar edhe një herë se rruga e Shqipërisë drejt 2023 vazhdon pa ndalim. 

Përmes një postimi në "Facebook", Rama shkruan: "Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin.

Kryeministri deklaron dhe një herë se kanë mbetur edhe 11 kapituj për t'u hapur, ç'ka tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së.

Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për grupkapitullin “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, e dyta në më pak se një muaj.

Reagimi i Ramës:

RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM

Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:

Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin

Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese