Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë marrë pjesë në hapjen e unazës së Madhe.
Rama është shprehur se Unaza e Madhe e Tiranës, është projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, i finalizuar brenda afateve të premtuara.
Ky investim pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja.
“Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, i finalizuar brenda afateve të premtuara, që do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 29 kilometrash të gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, e që i paraprin sfidës së radhës; bypassit të të Elbasanit”, shkruan Rama.