Rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.
Lajmin e bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se kjo rrugë afron më shumë Shqipërinë me Kosovën, jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht.
"Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë", shkruan Rama.