Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Hajde ta votojmë", Basha sfidon Ramën me imunitetin, do çojë në Kuvend dhe paketë për SPAK

Shkruar nga Newsbomb
"Hajde ta votojmë", Basha sfidon Ramën me imunitetin, do
Lulzim Basha flet nga selia e PD

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot do të depozitojë në Kuvend një paketë pro-SPAK. Gjatë fjalës së tij në konferencën për media, Basha tha se kjo paketë është një "nismë perfektive" ndaj SPAK dhe BKH, si një përmbushje e angazhimit të partisë së tij në mbështetje të sistemit të drejtësisë.

“PD do të depozitojë javën e ardhshme një nismë pefektive ndaj SPAK dhe BKH, e cila dorëzohet në Kuvend. Kjo paketë pro-SPAK, nuk është kundërvënie ndaj ofensivës së Ramës, Metës, apo Berishës, është mbi të gjitha përmbushje ndaj angazhimit tonë për sistemin e drejtësisë”, tha kreu i PD-së, Basha.

Kryedemokrati shtoi se pjesë e kësaj pakete do të jetë edhe kërkimi i fondeve të mjaftueshme për të suportuar burimet njerëzore në SPAK si dhe për të rritur me 15% më shumë numrin e hetuesve.

Kreu i PD-së sfidoi mazhorancën me kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar për deputetët. Sipas tij, Partia Demokratike nuk mund të bëjë lojëra me Kushtetutën duke abuzuar me ligjin dhe të bëhet palë me partinë në pushtet, ndaj ai kërkon që të merret në shqyrtim kjo kërkesë që deputetët të trajtohen njësoj para ligjit.

“PD nuk bën lojëra me Kushtetutën, aq më tepër kur bëhet fjalë për abuzime me ligjin, apo të përfitojmë në kurriz të qytetarëve. Gjej rastin për kërkesën tonë, heqjen e imunitetit parlamentar një orë e më parë, që të procesohet në komisionet përkatëse dhe të sillet në Kuvend. Prej nëntorit ndodhet në parlamentin e Shqipërisë, që të gjithë deputetët të jenë të barabartë para ligjit. Rama po tenton të na bëjë pis.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese