
Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur mazhorancës që ka vënë në qendër të "sulmeve" moshën e kreut të selisë blu.
Sali Berisha deklaroi nga Pogradeci se politikanët duhet të gjykohen për veprat dhe aftësitë dhe jo për moshën.
Kryedemokrati theksoi se çdo lider duhet të vlerësohet në bazë të rezultateve dhe angazhimit ndaj qytetarëve.
Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po shmang diskutimin për problemet reale të vendit. Berisha më herët e ftoi sërish Ramën në debat publik.
“Rama ka porositur lakejtë e tij të përqendrojnë debatin te mosha e Sali Berishës. Ronald Reagan ka thënë se nuk donte ta përdorte moshën e tij si avantazh ndaj kundërshtarit.
Meqë përmendin moshën, i them: hajde këtu të përballemi në të gjitha fushat, që ta shohim çfarë dijesh ke dhe cila është memorja jote që shkruan në dorë për gjërat që nuk i mban mend.”- shpreh Berisha.