
Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe moderatorja e emisionit “Top Story”, Grida Duma ka qenë e zgjedhur për të qenë pjesë e takimit “Wo-men Power Summit”.
Duke njohur të gjithë sadopak Dumën, si në foltoren e Kuvendit, në sallat pedagogjike apo dhe në ekranin e Top Channel në rolin e moderatores, ajo qëndron në të njëjtën linjë, me një fjalor të mprehtë dhe elokuencë përmes të cilës i fton të gjithë ta dëgjojnë me pasion dhe dëshirë të madhe.
E së fundmi përmes një fjalimi reflektues, ka ndarë mendime mbi progresin, paragjykimet dhe marrëdhëniet mes grave në shoqërinë shqiptare.
Duma ka sjellë në vëmendje sfidat që gratë duhet të përballojnë, madje edhe perceptimet e gabuara që janë rrënjosur thellë në kulturën tonë.
“Një nga gjërat që gratë i ka goditur pafund është një gjë që vazhdon të jetë shkruar në gurët kilometrik, kulturor shqiptar, që gratë nuk i duan gratë. Që gratë shohin shtrembër gratë”, thotë Duma, duke theksuar më tej se problemi nuk qëndron te gratë, por te ata individë që ndihen të kërcënuar nga sukseset e të tjerëve.
“Jo njerëzit me ambicie, njerëzit me zili që janë të ndryshëm nga ato me ambicie, njerëzit e vegjël nuk i duan njerëzit e arrirë”, thekson ajo.
Pjesë nga fjala e Grida Dumës:
Mjafton të thuheshin, të brendsoheshin dhe pastaj bëheshin, nuk do të na duhej rrugëtimi i secilit.
Në fakt nuk janë aq të thjeshta por gjërat më të komplikuara janë gjërat e thjeshta.
Filozofia ka thënë, çfarë i qëndron ndryshimit, vetëm ndryshimit, gjithçka rrjedh, çfarë i qëndron ndryshimit është vet ndryshimi. Nevoja e njeriut për të progresuar, për të ndryshuar, për të ecur përpara, është një gjë që na zgjon çdo ditë…
Një nga gjërat që e heqin këtë modus jete, është paragjykimi i tmerrshëm. Një nga gjërat që gratë i ka goditur pafund është një gjë që vazhdon të jetë shkruar në gurët kilometrik, kulturor shqiptar, që gratë nuk i duan gratë.
Që gratë shohin shtrembër gratë. Jo njerëzit me ambicie, njerëzit me zili që janë të ndryshëm nga ato me ambicie, njerëzit e vegjël nuk i duan njerëzit e arrirë.
Nuk janë gratë. Lufta mikeshat e mia që bëhet mes burrave, është e frikshme por negociata që bëhet mes burrave është mjeshtërore.