Hapësire reklamuese

Politikë

Greqia reagon pas vendimit të Apelit: Autoritetet shqiptare të marrin masa që Beleri të shkojë në Parlamentin Evropian

Shkruar nga Newsbomb
Greqia reagon pas vendimit të Apelit: Autoritetet shqiptare të marrin
FotoMontazh/ Fredi Beleri

Greqia ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, i cili la në fuqi sot vendimin e GJKKO-së për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin me dy vite burg.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Greqisë evidenton se ky vendim ishte i pritshëm, duke patur parasysh shqetësimet që ishin ngritur më herët varësisht asaj se si po funksiononte shteti ligjor dhe mbrojtja e minoriteteve në Shqipëri.

Sipas ministrisë, Beleri tashmë nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, por edhe një anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian.

Duke u nisur nga kjo, Athina Zyrtare shprehet lirimi i tij është një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga Plenari i tij, korrikun e ardhshëm.

Reagimi i plotë i ministrisë së Jashtme të Greqisë:

Greqia që në fillim kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes lidhur me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris.

Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, shqiptimin e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është, pra, një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga Plenari i tij, korrikun e ardhshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese