Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Greqia e ashpër me Tiranën dhe Shkupin: Rruga juaj evropiane kalon nga Athina

Shkruar nga Newsbomb
Greqia e ashpër me Tiranën dhe Shkupin: Rruga juaj evropiane kalon nga
Foto ilustruese

Vizita e kryeministri Edi Rama në Athinë disa ditë më parë për t’u takuar me emigrantët shqiptarë, si dhe në kahun tjetër, vendimi i Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska për ta quajtur vendin “Maqedoni” gjatë ceremonisë së betimit dhe jo sipas emrit kushtetues, duket se nuk janë parë në prizmin pozitiv nga pala greke, pasi i kanë cilësuar vendimet e tyre si provokime.

Sipas mediave greke, ministri i Ekonomisië në Greqi, Kostis Hatzidakis ka deklaruar se rruga drejt integrimit evropian për të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kalon nga Athina, pasi ajo është një vend anëtar i Bashkimit Europian. Sipas tij, nuk mund të kenë një qëndrim të tillë provokues ndaj Athinës duke ditur pozicionin e tyre në rajon.

Gjithashtu, ministri Hatzidakis shprehet se nëse këto dy vende duan të kenë një perspektivë europiane, duhet të kenë edhe logjikën e tillë, pasi herët a vonë do e kuptojnë se është në interes të tyre, ruajtja e marrëdhënieve të mira miqësore me Athinën.

Ne jemi një vend i BE-së, ata nuk janë. .. Rruga e tyre kalon nga Athina. E njëjta gjë vlen edhe për Shkupin. Nuk ka nevojë për një qëndrim disfatist, duhet më shumë vetëbesim dhe ndërgjegjësim për balancën e forcave... Nuk do të thosha të njëjtën gjë për Turqinë, që është çështje e një shkalle tjetër.

Nëse duan të kenë perspektivë evropiane, duhet të kenë edhe logjikë evropiane. Besoj se herët a vonë të dy do ta kuptojnë edhe më shumë se është në interes të kenë marrëdhënie miqësore me Athinën”,- tha ministri i Ekonomisë në Greqi, Kostis Hatzidakis

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë në stadiumin “Galatsi” në Athinë ditën e dielë, ngjarje që përkonte me arrestimin e ish-kandidatit për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri një vit më parë.

Po në të njëjtën ditë, Maqedonia e Veriut zhvilloi ceremoninë e betimit për presidenten e re Gordana Siljanosvka, e cila gjatë fjalës së saj të betimit nuk ju përmbajt emrit kushtetetues të vendit, por e quajti “Maqedoni”.

Akti i saj revoltoi ambasadoren greke, që ishte e pranishme në ceremoni dhe u largua në shenjë proteste duke e akuzuar atë se ka shkelur Marrëveshjen e Prespës.

Megjithatë, duhet të themi se të dy liderët e vendeve repektive janë kritikuar nga pala greke për provokime dhe kanë paralajmëruar që të rishikojnë pozicionin e tyre.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed