Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gra të forta nga politika dhe media, Etilda Gjonaj drejton sesionin e parë për Barazi gjinore dhe Liri nga dhuna

Shkruar nga Newsbomb
Gra të forta nga politika dhe media, Etilda Gjonaj drejton sesionin e
Reporterja e Përgjithshme e AP të KiE për Dhunën ndaj Grave, Etilda Gjonaj

Në Pallatin e Kongreseve ditën e djeshme ka nisur takimi i Rrjetit Parlamentar Gratë të Lira nga Dhuna dhe Komisionit për Barazi dhe Mos-Diskriminim, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Europës.

Sesioni i parë i këtij takimi u moderua nga Reporterja e Përgjithshme e AP të KiE për Dhunën ndaj Grave, znj. Etilda Gjonaj.

Në këtë sesion përshëndetën Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Linda Rama Eksperte e Lartë e Politikave Publike,Louise Barton Drejtore e Përgjithshme në Asamblenë e Këshillit të Europës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Albana Koçiu, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Ndërsa në nisje të konferëncës mbajti fjalën e mirëseardhjes Raporterja e Përgjithshme e APKiE-së për dhunën ndaj grave, Etilda Gjonaj.

Gra të forta nga politika dhe media, Etilda Gjonaj drejton sesionin e
 

Gjonaj i uroi mirëseardhjen në Tiranën të gjithë të ftuarve, kolegëve deputet nga 46 shtetet anëtare të KiE dhe falenderoi duke qenë se jemi edhe në ditët e zgjedhjeve parlamentare europiane, si dhe drejtuesve të lartë nga KiE në Strasburg.

Sot jam e nderuar të hap këtë konferencë me një panel me gra të forta të cilat në pozicionet dhe eksperiencat e tyre kanë kontribuar për avancimin e agjendës së grave dhe barazisë gjinore, do të ndajnë me ju jo vetëm përshëndetjet e rastit por edhe mendimet e vyera se si mund ta intensifikojmë këtë përpjekje. 

Vitet e fundit, Tirana është shndërruar në një ‘hub’ strategjik për pritjen dhe organizimin e takimeve të rëndësishme ndërkombëtare, duke promovuar dialogun dhe bashkëpunimin për çështje të ndryshme globale. Më vjen mirë që Tirana, është tashmë edhe vendi për të diskutuar ndërkombëtarisht strategjitë dhe nismat që synojnë promovimin e barazisë dhe mbrojtjen e të gjitha grave të ekspozuara ndaj dhunës të të gjitha formave."

Gra të forta nga politika dhe media, Etilda Gjonaj drejton sesionin e
 

Gjonaj më tej shtoi se një shoqëri që sot mbështet dhe kontribuon në barazinë gjinore është një shoqëri e sigurtë për të nesërmen, është një shoqëri e denjë për të ardhmen tonë të përbashkët, ndërsa vendosi theksin tek fenomeni i dhunës digjitale.

Dhuna digjitale është një fenomen që sot vihet re në të gjitha shoqëritë, kjo pse edhe në nivel ndërkombëtar nëpërmjet masave ligjore dhe atyre institucionale, është vendosur fort theksi për ta luftuar.

Format e dhunës digjitale veçanërisht në shoqëri të vogla patriarkale, pengojnë gratë të përfshihen në politikë, në qeverisje, në vendimmarrje, në pozicione drejtuese etj. Kjo dhunë bëhet akoma më e ashpër me gratë politikane dhe figurat publike, sidomos kur këto të fundit janë në krye të reformave apo vendimmarrjeve të rëndësishme, gjë që dëshmon edhe njëherë faktin se asnjë nga ne nuk ka imunitet nga dhuna dhe sidomos nga ajo online." - tha Gjonaj.

Gra të forta nga politika dhe media, Etilda Gjonaj drejton sesionin e
 

Ndërsa shprehu mirënjohjen për praninë e të gjithë pjesëmarrësve sot këtu, tha seRrjeti parlamentar i grave të lira nga dhuna" është angazhuar në mënyrë aktive në luftimin e dhunës ndaj grave duke përkrahur reformat legjislative, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke nxitur bashkëpunimin midis parlamentarëve në vende të ndryshme për të qënë në një farë mënyrë dhe “rojtarët” e zbatimit të Konventës së Stambollit.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese