Hapësire reklamuese

Politikë

"Godet" sërish Ilir Meta: Po përgatis paketë speciale për të mbështetur ata që hapin palestra

Shkruar nga Newsbomb

"Godet" sërish Ilir Meta: Po përgatis paketë speciale

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndërmarrë një nismë të padëgjuar më parë në Shqipëri, i inspiruar nga rutina e tij e përditshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se Partia e Lirisë po punon për të prezantuar një paketë, në mbështetje të të gjithë atyre që hapin palestra.

Pa ndarë shumë detaje për mënyrën si do funksionojë, Meta thotë se pjesë e kësaj nisme janë sportistë të mëdhenj dhe njohës të mirë të sportit.

Në kushtet e asgjësimit të hapësirave të gjelbërta dhe sidomos të terreneve sportive, për qëllime të ndërtimit të shfernuar, palestrat kanë mbetur e vetmja alternativë për shumë të rinjtë e të reja, për shumë gra, për shumë qytetarë, në mënyrë që të ushtrohen për të mbrojtur shëndetin.

Ju garantoj se shumë shpejt Partia e Lirisë do të ketë një program të jashtëzakonshëm, për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për ndërtimin e këtyre palestrave, për mirëmbajtjen e tyre, dhe për këtë arsye ekipi ynë i shkëlqyer, me sportista të mëdhenj, por edhe me njohës të mirë të sportit po përgatit një paketë speciale për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për mbrojtjen e shëndetit,” thotë Meta në video nga paletra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese