
Kohët e fundit një histori tronditëse ka dalë në dritë në Korçë, ku bullizimi kibernetik ka çuar disa adoleshente drejt veprimeve ekstreme. Gazetari Xhensil Shkëmbi ka qenë i pari që “ngriti zërin” dhe denoncoi fenomenin, duke marrë përsipër rrezikun e kritikave. Ai tregoi në emisionin “Opinion” se pranoi të publikonte historinë pas lutjes së një gjyshje, mbesa e së cilës kishte rënë pre e faqës “L*aviret e Korçës”.
“E mora guximin të që ta bëjë publik këtë rast, duke marrë përsipër që mund të më ofendonin, shanin dhe bullizonin mua dhe familjen time, kur një gjyshe me çoi foton e mbesës së çarë. Ajo kishte tentuar vetëvrasjen. Më kërkoi që të bëja diçka. Mbesën nuk e kishte çuar dot në spital, madje nuk kishte farë besim që policia do të arrinte të bëntë diçka,” tregoi gazetari Xhensil Shkëmbi.
Ishin dy vajza, të cilat dyshohen për përhapjen e materialeve me përmbajtje bullizuese dhe pornografike ndaj të miturve dhe akuzohen për veprën penale “Pornografi me të mitur”.
Për shkak të peshës së madhe psikologjike, denigrimit të figurës së tyre, ka pasur edhe vajza që në pamundësi për të përballuar me ekspozimin e jetës private, kanë tentuar t’i japin fund jetës. Madje janë regjistruar jo një, por tre raste të tilla. Të miturat me mirëbesim dërgonin foto të zhveshura ose gjysmë të zhveshura, por fatkeqësisht këto materiale u përdorën në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Nuk dihen ende arsyet se pse dy vajzat autore degradonin deri në këtë pikë, por një gjë është e sigurt, Korçën e “kaploi” frika, pasiguria dhe terrori. Njëra prej tyre ka tentuar vetëvrasjen me thikë, një tjetër me ilaçe, ndërsa rasti i tretë është ndaluar në kohë nga familjarët.
Në rrjetën e këtij sulmi kibernetik kanë rënë mbi 100 të rinj, kryesisht vajza, të cilat janë bullizuar publikisht, ndërsa në vetëm tre ditët e fundit janë identifikuar më shumë se 20 viktima.