Hapësire reklamuese

Politikë

Gjyqtarja Marsida Xhaferllari kërkoi dorëheqjen nga çështja e Berishës, Gjykata i rrëzon për herë të dytë kërkesën

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqtarja Marsida Xhaferllari kërkoi dorëheqjen nga
Ilustrim: Marsida Xhaferllari - Berisha dhe Alibeaj

Gjyqtarja në “Kushtetuese” Marsida Xhaferllari ka depozituar për herë të dytë kërkesën për të dhënë dorëheqjen nga dosja “Partizani” ku të pandehur për këtë çështje janë ish-kureminsitri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Kjo kërkesë e dorëzuar tek kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, është rrëzuar përsëri me shumicë votash me arsyetimin se kërkesa nuk është bazuar në prova konkrete.

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar disa herë përjashtimin nga çështja e tij dhe të Malltezit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari. Sipas liderit demokrat, Xhaferllari nuk duhet të jetë pjesë e çështjes sepse është partnerja e Enkelejd Alibeaj, kundërshtar i tij politik.

Në dokumentin e dorëzua më herët nga Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion, thuhej se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes ndaj tij, pasi është në konflikt interesi përderisa është partnere e Enkelejd Alibeaj.

Ish-kreu i komanduar i PD-së, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në Këshillin e Mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën, në kohën kur u kërkua nga Prokuroria e Posaçme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese