Hapësire reklamuese

Politikë

Gjyqi për Mediun, SHBA sjell letërporositë për 5 amerikanët e kërkuar si dëshmitarë për tragjedinë e Gërdecit

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqi për Mediun, SHBA sjell letërporositë për 5
Fatmir Mediu

SHBA ka sjellë gjatë seancës së sotme gjyqësore letërporositë për 5 shtetasit amerikanë të kërkuar si dëshmitarë për tragjedinë e Gërdecit. Nga ana tjetër përfaqësuesit ligjorë të Fatmir Mediut kanë kërkuar që dëshmia e tyre të merret përmes video-konferencës.

Në një deklaratë për gazetarët, ish-ministri Fatmir Mediu kërkoi që të kryej një ekspertim i ri, pasi deri më tani nuk janë përcaktuar shkaqet e shpërthimit.

Është interesi i të gjithë shqiptarëve të dinë se çfarë ka ndodhur faktikisht në Gërdec. Prokuroria ka thënë që shkaktarët janë të papërcaktuara. Ne e kemi bërë të qartë qëndrim tonë. Kërkojmë një diskutim intervativ, edhe nëpërmjet video-konferencës me dëshmitarët që nuk mund të jenë të pranishëm në sallë.

Kodin e procedurës penale nuk e ka bërë Fatmir Mediu, prandaj duhet të zbatohet edhe nga gjykatësit dhe prokurorët. Edhe historia e karrocës së dorës, që më pas ra poshtë. Nuk mund që një të vërtetë ta nisim nga hipotezë, sepse ndyshe nuk arrijmë dot në një konkuluzion të drejtë.

Unë e thash në sallë, që ministri i mbrojtes është një politikbërjes, nuk është një ushtarak dhe as nuk kam bërë shkollë për këtë gjë. Ministri ka nxjerr dy urdhra në muajin korrik dhe në muajin dhjetor që të raportohej në mënyrë javore dhe ashtu është bërë.

Procesi në Gërdec kryer sipas standardeve. Ministri ka vepruar dhe çdo lloj shkrese e kam raportuar të Forcat e Armatosura. Në të gjithë historinë time si ministër kam vepruar në bazë të mendimit të ekspertëve ushtarakë dhe të fushave të ndryshme, për çdo çështje dhe jo sipas qëndrimit tim personal,” tha Mediu.

Po ashtu Mediu tha se është shqetësuese se prokuroria ka shfaqur hapur interesin që dëshmitarët e çështjes të mos përgjigjen.

Është shqetësuese interesi i prokurorisë që dëshmitarët të mos përgjigjen. Në 15 vite nuk më pyetën. Dy vite e mbajti dosjen SPAK-u dhe përsëri nuk më pyetën,” tha Mediu.

Avokati i tij mbrojtës Ardian Visha tha se dëshmitarët amerikanë do të ishte mirë që të vijnë në Shqipëri dhe se akt-ekspertimi i amerikanëve ka shumë të meta dhe paqartësi.

Të gjithë ata që pretendohet të jenë dëshmitarë, e mira do të ishin mirë të ishin në Shqipëri. Ne kemi këmbëngulur që amerikanët të pyeten me video-konferencë. I gjithë procesi për ne duhet të ishte mbyllur në një seancë. E vërteta determinohet mbi të gjitha për atë që ndodhi në Gërdec.

Akt ekspertimi i amerikanëve ka shumë të meta. Akt ekspertiza thotë se mund të ketë ndodhur kjo, por edhe ajo, nuk është e qartë. Ne kërkojmë përballje me ekspertët, që dijet e tyre të jenë më të thelluara”, u shpreh Visha.

Kujtojmë se vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.

Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese