Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e opozitës, për shqyrtimin e ligjit për Akademinë e Shkencave

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata Kushtetuese pranon padinë e opozitës, për shqyrtimin e
Deputetja Ina Zhupa

Deputetja demokrate Ina Zhupa njofton se Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e depozituar prej saj, me firmat 37 deputetëve të opozitës, për ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave. Sipas opozitës, ligji është bërë nga deputetët e PS duke "futur hundët" në Akademi.

Me pranimin e padisë, palët ftohen të dërgojnë parashtrimet e tyre brenda datës 14 Korrik 2024 dhe menjëherë Gjykata Kushtetuese njofton zhvillimin e seancave plenare publike.

"Një ligj i miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare duke nëpërkëmbur pushtetin legjislativ dhe duke shkelur kushtetutën e vendit që konsideron me efekt NUL ato vendimmarrje të kuvendit qe janë marr pa ndjekur procedurën", shkruan Ina Zhupa.

Më tej, deputetja demokrate evidenton se ligji nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit. Sipas saj, ose të gjithë akademikët mbi 75 vjeç mund të zgjidhen ose asnjëri.

"Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjeç bëhen emeritus ose asnjëri. Nuk mundet të ketë përcaktime ligjore “të gjithë përveç njërit”, pikërisht kryetarit për të cilin qepet ligji me porosi", vijon reagimi i deputetes që depozitoi këtë padi në Gjykatë Kushtetuese.

Reagimi i plotë i deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa:

Pranohet padia nga Gjykata Kushtetuese për shqyrtimin e ligjit antikushtetues për Akademinë e Shkencave. Gjykata do zhvilloj seanca plenare publike, pasi palët ftohen të dërgojnë parashtrimet e tyre brenda datës 14 Korrik 2024.

Një ligj i miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare duke nëpërkëmbur pushtetin legjislativ dhe duke shkelur kushtetutën e vendit që konsideron me efekt NUL ato vendimmarrje të kuvendit qe janë marr pa ndjekur procedurën.

Gjithashtu ligji nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjec mund të zgjidhen ose asnjëri. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjec bëhen emeritus ose asnjëri. Nuk mundet të ketë përcaktime ligjore “të gjithë përvec njërit” pikërisht kryetarit për të cilin qepet ligji me porosi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese