Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata kërkesë SPAK-ut: Hetoni menjëherë deputetin demokrat (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata kërkesë SPAK-ut: Hetoni menjëherë deputetin demokrat
Qani Xhafa

Gjykata e Posaçme e Antikorrupsionit ka vendosur që SPAK të hetojë  deputetin e Partisë Demokrati, Qani Xhafën, lidhur me aksidentin e ndodhur më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan.

Vendimi u mor këtë të hënë nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi kërkesën e Gjykatës së Elbasanit që shpalli moskopetencë për çështjen e deputetit.

Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jokopetente dhe do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi më 13 mars 2023, kohë kur Xhafa nuk kishte marrë ende mandatin e deputetit.  Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar sepse Xhafa u përplas me trafik-ndarësen, por Policia e Elbasanit nuk nguroi t'i hidhte prangat.

Efektivët e parë që mbërritën në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan i bënë menjëherë testin e alkoolit dhe Qani Xhafa rezultoi se ishte i dehur dhe nga gjendja e tij, pasojë ishte aksidenti në mes të qytetit. Togat e zeza të Elbasanit nuk pranuan të vazhdojnë më tej shqyrtimin e çështjes pasi Qani Xhafa është deputet dhe kompetenca lëndore për t'u marrë me rastin i takon SPAK-ut.

Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Qani Xhafa kandidoi për Partinë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit ku ishte i renditur i 8 në listë, pas Luçiano Boçit.

Mirëpo, kur një vit më parë Boçi pranoi të linte mandatin e deputetit të qarkut për të kandiduar për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 Majit, atëherë mandati i kalonte kandidatit tjetër pasardhës në listë, i cili rezultoi se ishte Qani Xhafa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese