Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata i hoqi vulën, Lulzim Basha i vendosur për betejë: S’po luftoj për karrigen time, me njerëzit s’më lidh logoja

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata i hoqi vulën, Lulzim Basha i vendosur për betejë:
Lulzim Basha

Vula e PD me një vendim të Gjykatës së Apelit ditën e sotme tanimë i ka kaluar ish-kryeministrit Sali Berisha.  Më në fund pas më shumë se 2 vitesh mori fund saga se kujt i përket vula dhe sigla e Partisë Demokratike.

Menjëherë pas vendimit të Apelit, Lulzim Basha që tashmë mban vetëm postin e deputetit të Partisë Demokratike thirri me urgjencë mbledhjen me strukturat drejtuese të grupit të tij.

Vetëm disa minuta para mbledhjes me strukturat drejtuese të grupit të tij, Basha ka thyer heshtjen duke dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët. Ai tha se nuk do komentojë vendimin e Gjykatës dhe se do ndjekë vetëm hapat ligjorë.

Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës.

Vendimet për hapat do t’i diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektives….

“Si ta marrim këtë si një forcë e re politike?”- u pyet nga gazetarët

Basha:…të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese