Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjykata e Lartë shuan shpresën e Sali Berishës, lë në fuqi izolimin në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë shuan shpresën e Sali Berishës, lë në
Sali Berisha ne ballkonin e shtepise se tij

Ish-kryeministri Sali Berisha do të vazhdojë të qëndrojë në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë këtë të martë, datë 9 Prill 2024, pas rekursit të bërë nga avokatët mbrojtës të Sali Berishës.

Gjyqtari Sokol Binaj shqyrtoi në Dhomë Këshillimi rekursin e bërë nga ish-kryeministri dhe vendosi të lërë në fuqi masën paraprake të sigurisë të dhënë nga dy shkallët e tjera të drejtësisë.

Në mënyrë të përsëritur avokati i tij Genci Gjokutaj këmbëngul se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit. Mbrojtja e Berishës ka pretenduar se hetimet janë drejt përfundimit dhe lënia e tij në liri nuk do të ndikonte në asnjë moment gjatë procesit gjyqësor.

Sali Berisha qëndron në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" me mbikëqyrje policore prej mesditës së datës 30 Dhjetor 2023. Ai akuzohet bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, për aferën e ish-kompleksit Partizani.

Por për çfarë akuzohet Sali Berisha?

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi për veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”.

Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga:

Shtetasi Sali Berisha, është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

1. Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

2. Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.

3. Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese