Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata e Apelit vulos fatin e Fredi Belerit, eurodeputeti zyrtarisht i dënuar me dy vite burg!

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Apelit vulos fatin e Fredi Belerit, eurodeputeti zyrtarisht i
Foto arkiv/ Kryebashkiaku i zgjedhur i Hiamres dhe eurodeputeti grek, Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vulosur fatin për kryebashkiakun e zgjedhur të Hiamrës dhe tanimë së fundmi dhe eurodeputetin, Fredi Beleri.

Këtë të martë togat e zeza lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi masën e sigurisë 2 vite burg për Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokalte të vitit të kaluar.

Ndërsa, për bashkëpuntorin dhe mikun e eurodeputetit grek, Pandeli Kokaveshin, u vendos masa me shërbim prove.

Vendimi këtë të martë, 25 qershor, u shpall nga tre gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimiter Lara dhe Ilirjana Olldashi. Ndërkaq, u rrëzua kërkesa e avokatëve të Belerit për perjashtimin e Daniela Shirkës. 

Njëjtë si dhe në seancat e kaluara, edhe ditën e sotme, interesi nga pala greke ka qenë i lartë. Për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore ka qenë ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Kostantina Kamitsi, e cila tha për mediat se kjo çështje ngre pikëpyetje të mëdha, në lidhje me hetimet, paraburgimin e zgjatur të Belerit.

Ajo ka kërkuar që Beleri të jetë i lirë për të marrë pjesë në punimet e parlamentit Europian, ku ai është zgjedhur eurodeputet.

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikpyetje për objektivitetin e procesit e çështjes prezumimi i pafajësisë, burgimi i zgjatur i zotit Beleri, dënimi jo proporcional dhe mos lejimi i të dejtës së betimit. Megjithë dëshirën e popullit të Himarës siç u shpreh ajo nëpërmjet procesit zgjedhor, bashkia ende sot drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur nga votuesit.

Përparësi për Greqinë mbeten gjithmonë respekti i shtetit të së drejtës, respekti i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare që përbëjnë parime bazë të BE-së. Zoti Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian

Është pjesë e shtetit të së drejtës që eurodeputetë e zgjedhur të kenë mundësinë të paraqiten personalisht në të gjitha punimet e Parlamentit Europian duke filluar nga seanca plenare e korrikut që vjen”, tha ambasadorja.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin metoda speciale hetimi, duke përdorur agjentë të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe bashkëpuntori i tij, Pandeli Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht se ndodhej në qeli Beleri arriti që të siguronte më shumë vota se kandidati i socialistëve, Jorgo Goro. Por, pavarësisht mandatimin nga KQZ Beleri nuk arriti që të betohej. Ndërkohë, me vendimin e kësaj të marte nga Gjykata e Apelit Belerit i janë shuar të gjitha shpresat për tu betuar si kryebashkiaku i himariotëve.

Sakaq kujtojmë se më 10 qershor, Beleri nën logon e partisë të Kyriakos Mitsotakis arriti të siguronte një fitore bindëse në zgjedhjet europiane. Ai mori gati 234 mijë vota dhe u rëndit i katërti mes 7 deputetëve që dolën nga partia Demokracia e Re, të cilët do të ulen në Parlamentin Europian.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese