Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata e Apelit i dha vulën Berishës, Meta i entuziazmuar: U hoq nga kthetrat kriminale e iu kthye demokratëve

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Apelit i dha vulën Berishës, Meta i entuziazmuar: U hoq nga
Meta dhe Berisha

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat, ai tha se tanimë mori fund odiseja e manipulimit dhe theksoi se sot vendimi u mor në përputhje me ligjin. 

“Përshëndes vendimin që rikthen vulën te demokratët dhe demokratet dhe e heq nga kthetrat kriminale të Ramës.
Ka kaluar një kohë e gjatë nga vendimi legjitim i gjyqtarit i cili mori pikërisht këtë vendim në përputhej me ligjin. Ka qenë një odise e tërë tjetërsimi e manipulimi, kapje në të gjithë nivelet e drejtësisë.

U demonstruar për të shkatërruar pluralizmin dhe PD si forca e parë që solli pluralizmin. I duhej Edi Ramës që të grabisë zgjedhjet vendore përmes diversionit me vulë dhe pa vulë. Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së e kam thënë prej kohësh që është vetë vula e PD-së.”, tha Meta.

Gjykata e Apelit nuk pranoi ankimin e Lulzim Bashës dhe la sot në fuqi vendimin e Zhukrit. Tanimë vula e PD i ka kaluar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Trupa gjykuese që përcaktoi fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Saga se kujt i përket vula e Partisë Demokratike vazhdonte dhe zvarritej prej më shumë se 2 vitesh, por sot mesa duket mori fund. 

Ishte Gjykata e Lartë ajo që më 18 mars vendosi rikthimin e çështjes në Apel dhe rigjykimin e saj me një trupë tjetër. Në vendimin prej 36 faqesh, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedurial.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese