Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjykata Administrative rrëzon Kuvendin: Deputetët e përjashtuar të PD të kthehen në punë

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata Administrative rrëzon Kuvendin: Deputetët e përjashtuar
Pamje nga Kuvendi, 3 tetor 2024

Gjykata Administrative ka rrëzuar poshtë vendimin e Kuvendit për përjashtimin e deputetëve të PD nga parlamenti. Kanë qenë deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, të përjashtuar për 60 ditë nga parlamenti, të cilët kanë apeluar masën disiplinore të marrë nga Kuvendi.

Përkatësisht vendimi i Gjykatës Administrative ka ulur dënimin e deputetëve të ndëshkuar me 60 ditë përjashtim nga seancat plenare, duke vendosur në fuqi masën ndëshkuese me 10 ditë. Ndërsa për deputetët e tjerë të përjashtuar me 40 ditë dhe 10 ditë është lënë në fuqi masa ndëshkuese me 5 ditë.

Në vendimin e Gjykatës Administrative, këto masa janë përcaktuar për ezaurim brenda afatit kohor nga 3 tetor deri në datën 13 tetor.

“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në vendimin e publikuar nga Grupi Parlamentar i PD.

Këta deputetë, janë përjashtuar nga Kuvendi pas ngjarjeve të ndodhura gjatë seancës plenare të mbajtur me datë 30 shtator pasi opozita u çua në këmbë për mosbindje civile duke kryer dhe akte dhune. Kjo masë disiplinore u mor pasi deputetët i vunë flakën karrigeve në oborrin e parlamentit ndërsa hodhën sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Kjo luftë e opozitës nisi pas arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Opozita lajmëroi menjëherë protesta dhe trazira ndërsa u zotua për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe ngritjen e një qeverie teknike.

Lista e plotë e deputetëve të PD të përjashtuar nga Kuvendi:

1.Gazment Bardhi   -  60 ditë i përjashtuar

2.Flamur Noka         -  60 ditë i përjashtuar

3.Bledion Nallbati   -   60 ditë i përjashtuar

4.Edi Paloka               - 10 ditë i përjashtuar  

5.Saimir Korreshi      - 40 ditë i përjashtuar

6.Lefter Gështenja   -  40 ditë i përjashtuar

7.Luan Baçi                - 40 ditë i përjashtuar

8.Agron Gjekmarkaj -  40 ditë i përjashtuar

9.Dhurata Çupi -        - 40 ditë i përjashtuar

10.Xhelal Mziu           - 40 ditë i përjashtuar

11.Ina Zhupa             -  40 ditë i përjashtuar

12.Zheni Gjergji        -  40 ditë i përjashtuar

13.Helidon Bushati   - 40 ditë i përjashtuar

14.Lindita Metaliaj   -  40 ditë i përjashtuar

15.Ramadan Lika      -  40 ditë i përjashtuar

16.Asllan Dogjani     -   40 ditë i përjashtuar

17.Qani Xhafa           -  40 ditë i përjashtuar

18.Flamur Hoxha      -  40 ditë i përjashtuar

19.Isuf Çela                -  40 ditë i përjashtuar

20.Kastriot Piroli       -  40 ditë i përjashtuar

21.Lodovik Hasani  -     40 ditë i përjashtuar

22.Kasem Mahmutaj  -40 ditë i përjashtuar

23.Edmond Spaho   -   40 ditë i përjashtuar

24.Dashnor Sula      -   40 ditë i përjashtuar

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese