
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur seanca për dosjen “Partizani” ku të akuzuar janë lideri demokrat Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Në këtë seancë do të merrej vendimi përfundmitar nëse kjo çështje do të kalonte ose jo për gjykim.
Pas mbarimit të kësaj seance në një prononcim për media, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka treguar se gjatë kësaj seancë nuk u arrit në një vendim teksa thotë se seanca e rradhës do të mbahet në 6 janar 2025.
“Çështja është shtyre për më datë 6 janar, ora 11:00. Është bërë një kërkim, këto behën dhe në faza kur ende nuk kanë ndërmend të kërkohet gjykim i shkurtuar se në fund të fundit. Gjykimi i shkurtuar është fazë që duhet të kërkohet tani se bie në dekadencë nëse dërgohet për gjyq".
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë me dije se biznesmeni Fatmir Bektashi, i përfshirë në dosjen “Partizani” ka kërkuar gjykim të shkurtuar ndërsa një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Berishën.
“Në asnjë mënyrë, ne nuk do të kërkojmë gjykim të shkurtuar, ne do të vazhdojmë gjykimin në themel, sepse ne kemi për të sqaruar… Ne tashmë fillojmë mbrojtjen tonë para gjykatës që do të jetë më dyer të hapura. Do jetë në prani të medias, ne do ta sqarojmë për aq sa na takon. Gjykimi i shkurtuar për zotin Berisha është i përjashtuar”.
Gjithashtu ai ka thënë se SPAK ka paraqitur një kërkesë për rrëzimin e e vendimit të GJKKO, të cilët lanë të lirë liderin demokrat duke kërkuar rikthimin e këtij të fundit nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
"SPAK ka dorëzuar një akimim në gjykatën e Apelit të paargumentuar, një ankimim krejt formal sepse ato janë ezauruar si faza, ka përsëritur dhe fakte të cilave gjykata nuk i ka hyrë fare… Ndërsa në këtë seancë nuk u diskutua fare masa e sigurisë”.