Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

GJKKO kërkon pagesë nga Berisha për tu njohur me dosjen hetimore

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO kërkon pagesë nga Berisha për tu njohur me dosjen hetimore
Ish-kryeministri, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar që Berisha dhe Jamërbër Malltezi duhet të paguajnë për fotokopjet e fashikujve që përmbajnë hetimet e SPAK të mbledhur gjatë këtyre muajve.

Sipas Gjokutaj, aktet do të merren me 19 korrik, ndërsa shton se këto akte janë detyrim i GJKKO-së që pala e akuzuar të njihet me ecurinë e hetimeve dhe detyrimin financiar mund ta paguajë edhe në fund.

Në 19 korrik do të marrim aktet. Gjyqtarja vendosi që aktet duhet të merren me pagesë. Ne na takojnë këto akte. Ata nuk e kanë problem të bëjnë fotokopje e të zgjidhet në fund detyrimi financiar. Duhet të jenë 12 fashikuj që janë përgatitur për këto dy muaj”,- tha avokati Genc Gjokutaj pasi doli nga GJKKO

Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish- kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarmbër Malltezi, pasi kishin kërkuar përjashtimin e 3 gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simon nga çështja e tyre me arsyetimin se ato e kishin gjykuar atë disa herë.

Gjykata e Lartë vendosi gjithashtu për të shtyrë seancën gjyqësore për në datën 19 korrik në orën 10 të paradites, ndaj tyre për dhënien e vendimit për revokimin e masës së sigurisë të vendosur.

Berisha dhe Malltezi mbahen prej muajsh nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ata e kanë konsideruar arrestimin si politik, pasi pretendojnë se  ndaj tyre nuk ka asnjë provë.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese