Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

GJKKO e la në detyrim paraqitje, reagon Sali Berisha: Pilulë elektorale e Edi Ramës

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO e la në detyrim paraqitje, reagon Sali Berisha: Pilulë
Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha

Lideri demorkat Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm që la në fuqi masën “detyrim paraqitje” për Berishën.

I pyetur në lidhje me procesin e zhvilluar gjatë paradites së sotme dhe mbi vendimim e lënë në fuqi, Berisha u shpreh se ky vendim ishte i jashtëligjshëm dhe i pabazuar në prova. Ai e ka cialësuar një përpjekje të dështuar të qeverisë dhe SPAK me qëllim juftifikimin e veprës së tyre.

Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre”, tha Berisha.

Teksa u pyet në lidhje me respektimin e vendimit, Berisha u përgjigj pozitivisht duke shtuar se tashmë çështja është dërguar në Strasburg dhe se kjo di t’i bashkohet dosjes.

Unë çështjen e kam në Strasburg, vendimin do e respektoj sepse çështja siç dihet është në gjykatën e Strasburgut dhe kjo i shtohet dosjes”, tha ai.

Gjatë ditës së sotme u mbajt seanca e radhës në gjykatën e Apelit të Posaçëm ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për rikthimin në fuqi i masës shtërnguese “arrest shtëpië” për ish kryeministrin.

Sali Berisha është marrë si i pandehur nga SPAK për dosjen “Partizani” i akuzuar për “Korrupsion pasiv” të funksionarëve të lartë vendore për privatizimin e ish-kompleksin Partizani.

Kujtojmë që berisha ndodhej në “arrest shtëpie” nga data 30 Dhjetorit 2023 deri më 27 Nëntor të 2024-ës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed