Hapësire reklamuese

Politikë

GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryetaren e Bashkisë së Libohovës

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryetaren e Bashkisë së
Ne foto: Luiza Mandi

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka dënuar me 1 vit burg ish-kryetaren e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandin.

Vendimi për Mandin u mor këtë të enjte, 13 qershor, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”. Ajo u dënua me 1 vit burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dënimi i konvertohet me 8 muaj.

Ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi akuzohet për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë. Ndërkohë, theksojmë se gjyqi ndaj ish-kryebashkiakes u zhvillua në mungesë, pasi rezulton se ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese