Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjiknuri e Balla fjalë zemre për ikjen e "Lalës": I dhe shumë familjes sonë, do mbetesh i paharruar

Shkruar nga Newsbomb
Gjiknuri e Balla fjalë zemre për ikjen e "Lalës": I dhe
FotoMontazh: Gjiknuri e Balla - Qazim Sejdini

Qazim Sejdini, politikani lokal që drejtoi Elbasanin për tre mandate me radhë, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot dhe ka mbyllur sytë përgjithmonë sot.

Për vizionin dhe koherencën që tregoi gjatë drejtimit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinin e thërrisnin dhe "Lalë". Ai nuk bëri asnjëherë dallime partiake gjatë drejtimit të qytetit, duke punuar bashkë, me të majtë dhe të djathtë, në shërbim të elbasanllinjve.

Me ikjen e tij, kanë ardhur dhe reagimet e para nga zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste. Ministri Taulant Balla dhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri kanë shkruar fjalë zemre për një nga njerëzit që i dha shumë kësaj force politike, në disa fushata zgjedhore.

"U prehsh në paqe miku dhe shoku ynë Qazim Sejdini", shkruan Balla, teksa ndan dhe një foto të Sejdinit.  Ndërkohë, Damian Gjiknuri veç aspektit personal, vlerëson dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për transformimin e Elbasanit.

"I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Qazim Sejdinit! Një mik i mirë, një personalitet me kontribut të jashtëzakonshëm për Elbasanin dhe jo vetëm. Një lajm i trishtueshëm për miqtë dhe dashamirësit, anëtarët e familjes sonë socialiste por edhe për të gjithë qytetarët e Elbasanit të cilëve u shërbeu pa dallim, me urtësi e përkushtim për shumë vite me rradhë. Ngushëllime të sinqerta familjes! Qazim Sejdini do të mbetet i paharruar", shkruan Gjiknuri.

Qazim Sejdini u kthye në një nga figurat më popullore të Elbasanit, pasi e drejtoi bashkinë për 12 vjet nga viti 2007 deri në vitin 2019, duke shënjuar rrugën e tij me nisjen e një transformimi të rëndësishëm që u pasua dhe nga kryebashkiaku i ri, socialisti Gledian Llatja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese