Hapësire reklamuese

Politikë

Gjesti i turpshëm i Flamur Nokës për socialistët: Do merrni Noc Rrokun në zgjedhjet e 11 Majit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Gjesti i turpshëm i Flamur Nokës për socialistët: Do merrni
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë një gjest të turpshëm gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së sotme, duke nxjerrë gishtin e mesit.

Noka teksa i drejtohej ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste me gishtin e mesit, ju tha këtyre të fundit se në zgjedhjet e 11 Majit "do të marrin Noc Rrokun".

“Shqiptarët do votojnë vetëm një numër, numrin 1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Nuk ka për t’ju votuar kush juve jo. Asaj 5-ës neve ia ulim një gisht. Noc rrokun ju.”-tha Noka.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e paralajmëroi disa herë Nokën për gjestin që po bënte, ndërsa ky veprim dukej i mirëmenduar nga ana e tij.

Nuk kaloi pa një përgjigje për Flamur Nokën nga Taulant Balla, i cili tha se në zgjedhjet e 11 Majit PS do të shënojë fitoren e radhës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese