
Gjergj Luca
Biznesmeni Gjergj Luca vijon të ironizojë përmes videove nga SHBA kryedemokratin Sali Berisha.
Luca ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e famshme "Shqipëria po ndryshon", e përdorur vite më parë si këngë në fushatën e Partisë Demokratike.
"Makinën na e dha Elon Musk, lirinë na e dha Donald Trump, këngën na e dha Sali Berisha, koreografinë Albi Nako."-shkruaj Luca në postimin e tij.
Kujtojmë se edhe më herët biznesmeni Luca ka ironizuar Berishën, duke i thënë se i ka hequr "non grata"-n dhe për këtë Berisha duhet ta priste Lucën me simpatizantët në Rinas.
View this post on Instagram
Sondazh
Poll