Hapësire reklamuese

Politikë

Gjendja e tij kritike, Zëvendëskryeministrja Balluku viziton në spital kryepeshkopin Anastas Janullatos

Shkruar nga Newsbomb
Gjendja e tij kritike, Zëvendëskryeministrja Balluku viziton në
Zv.kryeministrja Belinda Balluku në Athinë

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos prej disa ditësh vazhdon të jetë akoma në gjendje kritike për jetën. 

Dy ditë më parë Kryepeshkopi Anastas Janullatos kreu një operacion në një spital në Athinë ku mjekët i hoqën pjesën e hemorragjisë, dhe më pas e kaluan sërish në intubim.

Për këtë arsye, Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar Të Shqipërisë, po ndjek me vëmendje dhe shqetësim ecurinë e shëndetit të Kryepeshkopit.

Gjithashtu Zëvëndës kryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku, ka shkuar për të ndjekur më nga afër gjendjen e kryepeshkopit.

Ndër të tjera Balluku shprehet: “Po lutemi që çdo gjë të shkojë mirë”.

Për Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, Primatët e Kishave Orthodokse në mbarë botën, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten për shëndetin e tij. Firgura të rëndësishme politike dhe fetare e kanë vizituar në Athinë, ndër to edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese