Hapësire reklamuese

Politikë

"Giro d’Italia 2025" nis për herë të parë nga Shqipëria, Rama: Miliona shikues do ndjekin garën historike

Shkruar nga Newsbomb

"Giro d’Italia 2025" nis për herë të parë

Nga 9 deri më 11 maj 2025, gara e njohur çiklistike "Giro d’Italia" do të nisë për herë të parë në historinë e saj nga Shqipëria. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin zyrtar të këtij eventi në Romë, duke ndarë emocionet për këtë arritje.

Sipas Ramës, gara do të transmetohet në 200 televizione ndërkombëtare dhe pritet të arrijë mbi 800 milionë shikues.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë nga Roma, ku Shqipëria u prezantua si destinacioni i sivjetmë i nisjes së madhe të Giro d’Italia, që do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 milionë shikues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Tre ditët e garës dhe itineraret

9 maj 2025: Gara nis nga Durrësi dhe përfundon në Tiranë, me një gjatësi prej 164 kilometrash, duke kaluar përmes Bishqemit, Fushë Paprit dhe malit të Dajtit.

10 maj 2025: Një etapë kronometër prej 13.7 kilometrash zhvillohet brenda Tiranës, me nisje dhe përfundim në sheshin "Skënderbej."

11 maj 2025: Itinerari malor dhe spektakolar nis dhe përfundon në Vlorë, përshkon bregdetin jugor dhe përfshin kalime të njohura si Qafa e Llogarasë dhe Porto Palermo, duke mbuluar 160 kilometra.

Gara, e cila ka një traditë 114-vjeçare, do të sjellë çiklistët më të mirë të botës në Shqipëri, duke e kthyer vendin në një pikë referimi globale për sportin dhe turizmin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese