Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gazment Bardhi letër Spiropalit për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj: Çështja duhet të kalojë në Kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb
Gazment Bardhi letër Spiropalit për mandatin e deputetit Vullnet
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është drejtuar me një letër zyrtare, kryeparlamentares Elisa Spiropali lidhur me mandatin e Vullnet Sinajt.

Në letër kërkohet ndjekja e procedurës parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të tij.

Në letër po ashtu theeksohet se “ky pengim i Kryetares së Kuvendit është një shkekje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe gjithashtu cenim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”.

Letra e plotë: 

Znj. Elisa SPIROPALI

Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë Znj. Kryetare e Kuvendit,

Me mocionin nr. 3160 Prot date 08.08.2024, jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar "Ndjekja e procedurës parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj" dhe "Dergimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

Ky mocion nisi shqyrtimin në mbledhjet e Këshillit për Rregulloren. Mandatet dhe Imunitetet, duke zhvilluar 2 mbledhje, por nga data 18 Shtator 2024, Kryetarja e Kuvendit nuk ka thirrur më mbledhje të këtij Këshilli, duke penguar vijimin e procedurës parlamentare dhe dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese. Ky pengim i Kryetares së Kuvendit është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, dhe gjithashtu një cënim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Në këto kushte, në përputhje me nenet 70, pika 4, të Kushtetutës dhe nenit 13 119/1, te Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë:

(1) Të thërrisni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për vijimin e shqyrtimit të mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit, si dhe

(ii) Përfshirjen ne Rendin e Ditës së një prej seancave më të para të Kuvendit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE KRYETARI Garment BARDHI

 

Gazment Bardhi letër Spiropalit për mandatin e deputetit Vullnet
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese