Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gazment Bardhi i kërkon Elisa Spiropalit të japë dorëheqjen: Të keni turp, ti je përfaqësuese e kriminelëve

Shkruar nga Newsbomb
Gazment Bardhi i kërkon Elisa Spiropalit të japë dorëheqjen:
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar dorëheqjen Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Administrative për shfuqizimin e vendimit për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi iu drejtua Spiropalit duke i kërkuar të nxjerrë Gardën jashtë dhe të heq dorë nga posti i saj pasi nuk ka lejuar opozitën të marrë pjesë në seancë në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses .

“Duhet të dorëhiqeni, nuk keni lejuar opozitën të marrë pjesë në seancë në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, I vendosët deputetëve kangjella hekura e forca sigurie. Futët edhe forcat speciale për të ndaluar deputetët të futen brenda në Kuvend Ti atje lart në majë, që je përfaqësuese e kriminelëve, duhet të dorëhiqesh.

Nxirr Gardën jashtë. Duhet të ndjeni turp bashkë me zonjën e vezëve. Duhet të jepni dorëheqjen. Nuk mund të vazhdosh më të ulesh në atë karrige. Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj, ti heqësh mandatin pa ligji për 30 ditë e bën regjim kriminal që të ka siguruar ty karrigen me rrota që tundesh herë pas here”, tha Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese