Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gazment Bardhi e pranon: Nuk kam bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës në SPAK

Shkruar nga Newsbomb

Gazment Bardhi e pranon: Nuk kam bërë kallëzim ndaj Olsi

Pas njoftimit të SPAK, këshilltari për mediat i Grupit Parlamentar të PD, Everest Dedaj ka pranuar se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës.

Përmes një reagimi, ai thotë se Bardhi i ka dërguar informacion SPAK për Olsi Ramën dhe vë në dispozicion dhe një dokument të datës 29 mars.

Më tej, ai sqaron se dosja në fjalë ekziston dhe provat janë në prokurori. Pra juridikisht s’mund të bënte kallëzim, por vetëm kërkesë që dosja e vëllait të kryeministrit të rihapej.

Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin. Në datë  29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka derguar Informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1. Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori. 

Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston. Këtë e kupton kushdo që do të kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës,” thuhet në reagimin e këshilltarit të grupit, Everest Dedaj.

Gazment Bardhi e pranon: Nuk kam bërë kallëzim ndaj Olsi

Gazment Bardhi e pranon: Nuk kam bërë kallëzim ndaj Olsi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese